Nysret Salihamixhiqi (1931) piktor dhe mësues i cili krijoi një koleksion të madh punësh – kryesisht në pikturë dhe vizatime – në emër të shprehjes së lirë, duke pasuruar artin vizual të Kosovës dhe duke përftuar reputacionin si një prej artistëve më të rëndësishëm të vendit.
Salihamixhiqi njihet për finesën dhe natyrën evokative të pikurave të tij. Koleksioni i tij i punës shenjohet prej botës së përveçme ekspresive, mbushur me tematika të ndryshme dhe me tendenca e prirje specifike artistike transhendente.
Duke vizatuar një spektrum të hijeve në përplotësimin e botës së tij kreative në të cilat koha dhe hapësira shkrihen në një, artisti racionalizonte dhe harmonizonte ngjyrat duke nderuar dhe thelluar parimet e shpirtit të tij estetik. Punët e tij valëzojnë në intimitet dhe mesazhe simbolike, e janë gjithashtu ilustruese, poetike, e ngahera, lojcake.