Reshat Ameti lindur në vitin 1964 në Gostivar,Maqedoni është artist pamor dhe piktor i njohur. Mbaroi Fakultetin e Arteve Figurative në Shkup në vitin 1989, në klasën e Ana Temkovë, dhe mbrojti temën e diplomës te profesori Risto Kaliçevski. Ndërtimin e tij profesional e plotësoi në Fakultetin e Arteve të Universiteti i Prishtinës, te profesori Rexhep Ferri. Prej pesëmbëdhjetë vitesh punon si pedagog i pikturës dhe metodikës së artit në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, lektron në Fakultetin Pedagogjik pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup si dhe mban postin e kryetarit aktual të Shoqatës së artistëve figurativë në Maqedoni “Draudakum”.