Genc Kadriu (KS/MB) është artist bashkëkohor i cili aktualisht jeton dhe vepron mes Prishtinës dhe Tiranës. Praktika ndërdisiplinore e Kadriut karakterizohet nga përplasja e hapësirës së brendshme personale me realitetin shoqëror. Kultura materiale, trashëgimia kolektive, historia natyrore, ritualet spirituale dhe kujtimet janë disa nga veçoritë që rishfaqen nëpër veprat e Kadriut përmes grumbullimeve skulpturore dhe instalacioneve museologjike. Nëpërmjet hulumtimeve ndërdisiplinore dhe eksperimentimeve të aplikuara, vepra e Kadriut e ndjek dialektikën e të kundërtave, ndërvarësinë ontologjike të realitetit dhe një logjikë ndërveprimi midis rastësisë dhe qëllimshmërisë.