Laureta Hajrullahu — e lindur më 1997, në Preshevë — është artiste multimediale me bazë Prishtina. Puna e saj artistike eksploron privatësinë, gjininë, intimitetin, ekosistemet dixhitale, videolojërat dhe të ardhmey e (pa)mundura. Nëpërmjet punës së saj në median dixhitale, ajo paraqet pikëpamje të ndryshme, të informuara në mënyrë kritike mbi 'realitetin'. Ajo e bën këtë duke dekonstruktuar dhe rivlerësuar vazhdimisht kufijtë midis botës virtuale dhe asaj fizike. Vepra e Hajrullahut është prezantuar në shumë institucione të ndryshme të artit në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor. Ajo ishte pjesë e Bienales Manifesta 14, Gjon Mili në Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe ka marrë pjesë në ekspozita në Tallinn Art Hall, Art Quarter Budapest - aqb Project Space, Toplocentrala - Doma Art Foundation, Center for Contemporary Art Mali i Zi, Instituti për Art Bashkëkohor – ISU, HUB 2.0, Galeria 17 Prishtinë, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, dhe Lambdalambdalambda ndër të tjera.