Sanja Iveković

Sanja Iveković (l. 1949,  Zagreb) diplomoi në Akademinë e Arteve të Bukura në Zagreb në vitin 1970, kur filloi të ekspozonte veprat e saj. Iveković ka ekspozuar punën e saj në shumë ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare (Bienalen e Parisit, Bienalen e Sao Paolo, Manifesta, Documenta, Bienalen e Liverpoolit, Bienalen e Stambollit, Bienalen e Pragës dhe të tjera), dhe veprat e saj video dhe video instalimet janë shfaqur në festivale të shumta ndërkombëtare të videove (Ljubljanë, Berlin, Gjenevë, Paris, Montreal, Los Anxhelos, Lokarno, Tokio, Hagë, Osnabrück, Bon, Dessau, etj). Në 1979, 1990 dhe 1994, ajo fitoi bursën e qeverisë kanadeze për vizitat e artistëve të huaj, dhe në 1994 ajo mori American Arts Link Fellowship. Në vitin 2005 dhe 2006, Iveković banoi në Berlin si përfituese e bursës së qeverisë gjermane (DAAD). Ajo pati ekspozita retrospektive në Galerie am Taxispalais, Innsbruck (2001), nGbK, Berlin (2001), Kölnischer Kunstverein, Këln (2006), Göteborgs Konsthall, Göteborg (2006), Fundació Antoni Tàpies (Barcelona) 2007. Punimet e saj gjenden në koleksionet e shumë muzeve duke përfshirë: MOMA, Nju Jork; Musée National d'Art Modern Center Pompidou, Paris; Muzeu i Artit Bashkëkohor, Kumamoto; Fondacioni Generali, Vjenë; Tate Modern, Londër. Përveç krijimit të artit, Iveković angazhohet edhe në aktivizmin femëror dhe është themeluese dhe anëtare e disa OJQ-ve të grave në Kroaci.