Maria Mavropoulou

Imazhet e Imagjinuara eksploron marrëdhënien midis fotografisë personale dhe imazheve të krijuara nga Inteligjenca Artificiale (IA). Projekti i Mavroupoulou reflekton mbi traditën e fotografisë amatore dhe mënyrën se si fotografitë familjare formojnë kuptimin tonë të identitetit dhe përkatësisë përmes paraqitjeve të tyre të kuruara. Fotografitë e familjes së saj kishin humbur për shkak të zhvendosjeve të shumta të njerëzve të saj më të afërt, kështu që ajo përdori historitë e tyre dhe një model tekst-për-imazh IA (dalle-2) që kuptimësohet nga të dhëna të gjera imazhesh, për të rikrijuar albumin e fotografive familjare që ajo nuk e kishte dhe për të ia përcjellur brezit të ardhshëm si formë e ruajtjes së historisë familjare.

Me këtë vepër, artistja na lejon të vëzhgojmë tema përsëritëse dhe motive vizuale brenda këtyre albumeve; një grup rregullash të pathëna që fotografët ndjekin në mënyrë të pandërgjegjshme, duke krijuar një vizion të standardizuar të asaj që duhet të përmbajë një album. Megjithatë, duke përfshirë imazhe të krijuara nga IA, albumi i saj i bën të dukshme këto konvencione ekzistuese vizuale. Fytyrat artificiale, të shtrembëruara dhe të panjohura për shkak të kufizimeve të modeleve të hershme të IA, rrisin cilësinë e çuditshme të këtyre fotografive. Ato mishërojnë anonimitetin kolektiv. Përderisa imazhi dikur pretendonte se "një fotografi vlen sa një mijë fjalë", Mavroupoulou na e tërheq vëmendjen tonë për faktin se kërkesat (fjalët) e tekstit mund të gjenerojnë variacione të pakufishme imazhesh, duke ripërcaktuar mënyrën se si mendojmë për krijimin dhe kuptimin e historisë personale dhe zhvillim e saj.