Angela Blažanović

Blažanović prezanton një skulpturë të krijuar nga shkëmbi i kristalizuar të cilën artistja e ka marrur në vendlindjen e nënës së sa nga bregu i Rabit, në Kroaci, dhe e ka kombinuar me një fragment fotografik të së njëjtës vijë bregdetare. Fotografia, e montuar në alumin me një printim UV në pjesën e pasme të saj, poashtu përfshin një fitogram të krijuar nga bimët e kopshtit të artistes në Londër. Këto elemente vënë në komunikim fiziken dhe kalimtaren, duke e shqyrtuar fragmentin si një formë të pavarur, që ka aftësi të zgjerohet. Për të, të dy këto pjesë të thyera janë një e plotë dhe përfaqësojnë valët e detit të evokuara në titullin e veprës.

Në vepër, fotografia shërben si një mjet për të eksploruar temat e kujtesës dhe zhvendosjes. Blažanović reflekton mbi identitetin e saj diasporik dhe tensionin mes historive të trashëguara dhe atyre të jetuara. E lindur në Gjermani nga prindër emigrantë nga Kroacia dhe Bosnja, ajo u rrit duke lundruar në kompleksitetin e përkatësisë, në një vend të huaj për paraardhësit e saj, teksa përpiqej ta ruante bazën kulturore të nënës së saj. Identiteti i saj, i formuar nga gjeografitë, dhe mbivendosja e gjuhëve dhe traditave, mbetet i rrjedhshëm dhe i fragmentuar, duke vënë vazhdimisht në pyetje nocionin e "shtëpisë".

Origjina e projektit shtrihet në një moment çasti e mundësie që i kishte shkrepur asaj gjatë një seance pune në dhomën e errët, kur letra fotografike e skaduar i kishte shpalosur rezultate të papritura. Dëmtimi i letrës kishte prodhuar ngjyra të pasakta eterike dhe rozë, duke i prezantuar kështu një cilësi poetike. Ky aksident ishte bërë një forcë udhëzuese, duke e përafruar aktin e punës me procesin e së mundshmës.