Zgjim Zyba (l. 1994) ka përfunduar studimet bachelor për Art Konceptual dhe Media të Re, dhe ka kryer magjistraturën për Art Bashkëkohor në Fakultetin e Arteve të Prishtinës dhe në Komunikim Multimedial dhe Creation Events në Universitetin e Firencës. Zyba punon me një mori mediash, duke përfshirë instalimin, videon, performancën dhe fotografitë. Në punët e tij të mëparshme ai trajton çështjet e traumave sociale dhe personale. Praktika e tij artistike është e fokusuar në raportin mes traumave sociale dhe personale si dhe në adresimin e cenimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Ai ka qenë pjesë e ekspozitave grupore si "Sospeso/ Pezull", në HYmno Art Lab (2021), Pratovecchio, "Quick Yeast", në Artefiera di Bologna (2022), Bolonjë dhe ka qenë pjesë e një rezidence artistike në "Bevilacqua la masa ”, si pjesë e fondacionit publik të Bashkisë së Venecias. Ai jeton dhe punon në Venecia, Itali.