Djellza Azemi (1998) jeton dhe punon në Lozanë, Zvicër. Puna e saj shqyrton dimensionin poetik të shtëpisë dhe strehës përmes prizmit të identitetit. Përmes skulpturës dhe objekteve të gjetura, ajo ndërton marrëdhënie dhe rrëfime rreth nocioneve të transmetimit, traditës dhe shkeljes. Azemi merr objekte dhe u jep atyre një funksion/dinamikë të re. Transportimi i tyre në hapësira të tjera si për shembull në një hapësirë ekspozite është aq i saktë, sa bëhet i qartë.