Ajo që ia thotë këngës

Galeria Kombëtare e Kosovës ka kënaqësinë të shpallë artistët pjesëmarrës të edicionit të 17 të Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë dhe Imazhit Lëvizës Gjon Mili. Kuruar nga Valentine Umansky (Tate Modern, Londër) …Ajo që ia thotë këngës… përfshin veprat e 23 artistëve, pjesa më e madhe e tyre nga Ballkani, të përzgjedhur përmes një thirrjeje të hapur.

Koncepti i ekspozitës është frymëzuar nga tepsia, praktikë muzikore tradicionale me rrënjë në Kosovë, e performuar kryesisht nga gratë. Kjo formë unike kombinon meloditë vokale me rrotullimin ritmik të tepsisë. Këtu, tepsia bëhet metaforë e gjesteve të trashëguara - që janë përcjellur prej nënës tek e bija - që lidhin gjeneratat me brezat e kaluar. E përqendruar në një këngëtare të panjohur, ekspozita eksploron traditat gjinore dhe përmbysjen e tyre të vazhdueshme duke shqyrtuar fotografinë, imazhet lëvizëse dhe praktikat zanore aq të fuqishme për nga mediumi si dhe arkivat e narrativave të brezave të ndryshëm.

Ekspozita i bën homazh filmbërëses Trinh T. Minh-ha e cila në Grua, Vendase, Tjetra e përshkruan diseuse – tregimtaren, perendeshën mitologjike, gruan griotte, fallxhoren – si dikë, të vërtetat e së cilës i shpalos koha. “Po pate durimin të dëgjosh, ajo do të gjejë kënaqësi duke folur për juve.” Veprat në ekspozitën …Ajo që ia thotë Këngës… mishërojnë këto arketipe, duke ftuar publikun të lidhen më thellë me historitë e paraardhësve të cilat na i kanë treguar gjyshet.

Seksioni i hapjes së ekspozitës shpalos vepra të Huda Takritit, Kristina Benjocki, Joanna Piotrowska, Lebohang Kganye dhe Angela Blažanović, secila prej tyre në përfytje me kujtimet e fragmentuara dhe (pa)mundësinë e rigjurmimit të prejardhjeve familjare. Ashtu si rrotullimi i një tepsie, gjestet e tyre të ngadalta dhe të qëllimshme ringjallin tregimet stërgjyshore që janë në rrezik për t'u humbur.

Pastaj ngrihet era. Shtohen ulërima dhe gumëzhima. Teksa skulpturat e qelqit të Ivana Bašićit që u ngjasojnë mushkërive flasin për frymën që i formoi ato, amuletat e Saodat Ismailovës, si hajmali, pëshpëritin një këngë që udhëton përtej kohës. Instalacioni i Clarissa Tossinit ringjall instrumentet frymore të Majave para-kolumbiane përmes kopjeve të printuara në 3D të atyre që mbahen në koleksionet e muzeut, duke rigjallëruar sistemet e njohurive indigjene duke lejuar që tingulli të tingëllojë edhe një herë. Lala Raščić, puna e së cilës frymëzoi titullin e ekspozitës, së bashku me Semâ Bekirović dhe Astrit Ismailin, luftojnë me tepsien si një objekt, duke kërkuar mënyra për të "shpërthyer" traditat shtrënguese dhe strukturat shoqërore shtypëse.

Teksa ekspozita i afrohet fundit, ajo e zhvendos fokusin e saj në arketipet e rebelimit dhe çlirimit. Nga puna e pamëshirshme e punëtorëve të fabrikës në veprën e Željka Blakšićit AKA Gita Blak,deri te plagët e pashlyeshme të luftës në instalacionin e Stanislava Pinchuk, këto vepra marrin në pyetje figurën e qëndrueshme të shtrigës - gra të pamartuara, pa fëmijë, të pavarura që shpesh shahen për agjenturën e tyre. Këtu, ai që kallëzon tregimin shndërrohet në shëruesit dhe në gratë merimangë, duke rifituar fuqinë në veprime që bllokojnë por dhe çlirojnë.

“Doja të shkruaja për heshtjet, terrorin dhe aktet që rrinë pezull mbi breza, ndër shekuj. Nisa të shkruaja për nënën dhe gjyshen time.”

Artistët pjesëmarrës:  Ivana Basić, Kristina Benjocki, Semâ Bekirović, Angela Blažanović, Željka Blakšić AKA Gita Blak, Vera Hadzhiyska, Majlinda Hoxha, Astrit Ismaili, Saodat Ismailova, Šejla Kamerić, Lebohang Kganye, Ana Likar, Glorija Lizde, Maria Mavropoulou, Klodiana Millona & Endi Tupja, Joanna Piotrowska, Stanislava Pinchuk, Iva Radivojević, Lala Raščić, Simon Shiroka, Huda Takriti, dhe Clarissa Tossin.


Mbështetur nga Ministria së Kulturës së Republikës së Kosovës dhe Raiffeisen Bank.