NË TRANZICION: Imazhet ndërmjet Faktit dhe Trillimit

Gjon Mili

Edicioni i 16

2019

Një fotografi sot është sa e zakonshme po aq edhe e çuditshme, në të njëjtën kohë e vërtetë dhe e rreme. Ne i besojmë dhe nuk i besojmë atyre duke u mbështetur në to për të komunikuar në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, ndërsa në të njëjtën kohë duke e ditur se sa lehtë mund të ndryshohen, manipulohen ose falsifikohen ato. Qasja e lehtë në kamerat me rezolucion të lartë që i kemi në telefonët tone celularë si dhe platformat sociale për komunikimin vizual kanë lejuar prodhimin dhe shkëmbimin në baza ditore të miliona imazheve në nivelin global. Një fotografi pa marrë parasysh se a është e vërtetë apo e pavërtetë mjegullon dallimet mes asaj se a është publike apo personale, një trillim, një fakt apo histori. 

Historia e fotografisë në vetvete është një kontradiktë pezull. Në njërën anë ekzistojnë cilësitë empirike të fotografisë dhe roli i tyre në përfaqësimin e realitetit që nga kali vrapues i Muybridge deri tek eksperimentet me mediat nga Gjon Milli duke zgjeruar implikimet ligjore dhe ato shkencore të imazhit. Duke lënë anash pozitivizmat e tillë ekzistojnë disa kushte teknike dhe estetike të cilat sfidojnë nocionin e ndonjë përfaqësimi të mundshëm ‘objektiv’ të së vërtetës. Si një dokument apo një mjeshtri, një fotografi ka negociuar për shumë kohë këto kontradikta në një nivel kritik dhe shoqëror si pjesë e zhvillimit të mediumeve si një teknologji endemike për krijimin dhe qarkullimin e imazheve që nga fillimi i shekullit 20-të. 

Ne tani përdorim imazhet për përfaqësim dhe dëshmi si një formë të kujtesës historike por edhe të asaj personale. Cila ngjarje historike e kohës sonë nuk ka një ndonjë imazh apo paraqitje që nuk ndërlidhet me të; a nuk është jeta jonë e përditshme duke u kapur gjithnjë e më shumë në kohë reale? Për më tepër këto imazhe ekzistojnë në formate të shumta si ato digjitale, fizike apo edhe si diçka në mes tyre që mund të riprodhohen pafundsisht dhe që janë lehtësisht të lakueshme. Pamje të shumta të së njëjtës gjë ndriçojnë apo fshehin atë që me të vërtetë ka ndodhur; ne bëjmë fotografi të ndryshme të të njëjtit moment për t’iu afruar sa më shumë asaj që është e vërteta. A mund fotografitë të tregojnë më shumë nga sa ne mendojmë se shohim duke na lënë disa gjurmë apo të dhëna të cilat duhet deshifruar, dëshmi për shqisa? A mund ti besojmë një imazhi për të na treguar të vërtetën në një kohë filtrash dhe mashtrimeve të mëdha? Kjo marrëdhënie e fotografisë, në format e saj morale kërkon një zhvendosje shpjeguese dhe ontologjike duke iu rikthyer imazhit në mënyrë që të kuptojmë se çfarë është duke fshehur apo duke zbuluar - 12 përtej korrespondencës së tij të thjeshtë me të vërtetën. Si një medium që është vetë në tranzicionin fotografia mund të jetë më e përshtatshmja për të kapur ose përshkruar gjendjen e veçantë të së tashmes sonë, duke kapur në formën e vërtetë kontradiktat dhe kompleksitetin tonë. 

Jeta bashkëkohore është gjithnjë duke u përcaktuar shumë e më shumë nga sisteme apo ngjarje që duken shumë të komplikuara për shumicën e njerëzve për të kuptuar, kontrolluar ose për të ju besuar. Identitetet, ekonomitë dhe strukturat shoqërore që në dukje paraqiten të sigurta janë duke u venitur. Në vend të tyre pasiguria, të dhënat konfliktuoze dhe format e rrjedhshme të identitetit dhe organizimit shoqëror po sfidojnë mënyrën se si ne punojmë, jetojmë apo bashkëpunojmë. Çfarë mund të besojmë dhe në çfarë forme? A vlen akoma një fotografi sa njëmijë fjalë? Bienalja dhe çmimi “Gjon Mili” i vitit 2019, që shoqëron këtë botim angazhoi rolin e një mediumi në tranzicion - fotografinë në nocionin e tij të zgjeruar - në një përpjekje për të kapur lëvizjet, tranzicionet dhe ndryshimet e natyrshme në botën e sotme. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në një rajon që është “në tranzicion” tani për më shumë se një dekadë. Për ta bërë këtë, ekspozita hulumtoi një koncept të fotografisë --- si imazh, objekt, instalim, projeksion dhe të dhëna vizuale – që janë thelbësore për kulturën vizuale të shekullin 21 përmes veprave nga Albe Hamiti, Altin Krasniqi, Arbnor Karaliti, Edona Kryeziu, Edson Luli, Fidan Bejtullahu, Jon Mithi, Laureta Hajrrullahu, Valdrin Thaqi, Valentina Bonizzi, Somer Spat, dhe Neron Deshishku. Prej praktikave të dokumentuara duke lëvizur narracionet e imazhit dhe kryqëzimin me teknologjitë e imazheve të reja veprat e përfshira studiuan marrëdhëniet e fotografisë me shoqërinë bashkëkohore, vetë-prezantimin, historinë e afërt dhe kujtesën personale, punën dhe migracionin dhe gjendjen e vazhdueshme të mediumit mes fakteve dhe trillimeve.