Bekim Zeqiri / Intertitles
Intertitles është ekspozita e parë personale e artistit Bekim Zeqiri. Përmes një koleksioni pikturash të mëdha të punuara me ngjyrë të zezë, akrilik dhe ngjyra të shtëpive, Intertitles përçon tensionin mes mungesës dhe të menjëhershmes. Fraza Intertitles për herë të parë u prezantua në periudhën e filmave pa zë dhe i referohet një fjale ose një grup-fjalësh të cilat shfaqen në ekran gjatë filmit por që nuk janë pjesë e skenës. Fjalët dhe frazat e tilla zakonisht përdoren për të treguar dialogun e rradhës, për të përshkruar një veprim ose për të dhënë kontekst rreth skenës.
Frymëzuar nga mekanizmat e teatrit – skenografi të skicuara, udhëzime skenike të shkurara në skenar dramatik dhe dialogu mes aktorëve – në punët e Zeqirit fjala e shkruar është një element që përvijon veprimin përpara e e pezullon, duke trubulluar hapësirën mes pikturës dhe performancës. Duke u përpjekur që vazhdimisht të sfidojë supozimet e vizitorëve për atë që është "e vërtetë" dhe atë që është e konstruktuar. Imazhet e Zeqirit eksplorojnë normat dhe hierarkitë e zakonshme shoqërisë tonë për humorin dhe ironinë për t’i përmbysur këto konventa.
Shkalla e punës së Zeqirit kërkon një reagim fizik. Sipërfaqet e mëdha të hapësirës negative ilustrojnë zbrazëtirën. Madhësia e pikturave ngjallë një ndjesi të menjëhershmërisë, sikurse jeni ulur në rendin e parë në kinema dhe imazhi është duke ju afruar. Duke shtuar intertitles në një imazh të pikturuar, gjuha na ofron një kontekst shtesë për pikturën dhe e fton publikun të angazhohet në aspektin vizual dhe në atë të shkruar të imazhit.
Në botën e Intertitles, fjalët janë edhe të çmuara edhe të tepërta; ato tregojnë veprime dhe njëkohësisht e lënë shikuesin në një gjendje pushimi të përhershëm.