një vend pa mure
Shkelqim Qestaj
Se ka gjithmonë vende për t’i dashtë
Të tjera për me dashtë njani-tjetrin
Të tjera për me i lexu sekretet e dikujt me za
E qindra të tjera për të qarë me gëzim a vaj.
Djellza Azemi shqyrton dimensionin poetik të shtëpisë dhe strehës përmes prizmit të identitetit. Përmes skulpturës dhe objekteve të gjetura, ajo ndërton marrëdhënie dhe rrëfime rreth nocioneve të transmetimit, traditës dhe shkeljes. Azemi merr objekte dhe u jep atyre një dinamikë të re. Transportimi i tyre në hapësira të tjera si për shembull në një hapësirë ekspozite është aq i saktë, sa bëhet i qartë. Djellza Azemi jeton dhe punon në Lozanë, Zvicër.
Anjesa Dellova eksperimenton me mediume të ndryshme si fotografi, video dhe pikturë. Fotografia mbetet një mjet shumë i rëndësishëm hulumtues për pikturat e saj të ardhshme në të cilat ajo mbi të gjitha kërkon të kapë brishtësinë dhe çuditshmërinë e fytyrës. Personazhet që ajo pikturon kanë një fytyrë dhe trup të deformuar, madje këta dy elemente duken të shkëputura, sikur nuk i përkasin më njëra-tjetrës. Fytyrat nuk janë më të reduktuara në formën e tyre plastike, as për sytë e as për hundën dhe as për gojën e tyre. Këto fytyra të zhveshura, të pambrojtura dhe të varfra. Hapësira ballë për ballë, e që nga aty e tutje ne e gjejmë veten përballë formave të rrafshuara që notojnë. «Pamja e të tjerëve që gjithmonë më ik dhe që nuk arrij ta kuptoj kurrë plotësisht. Kështu fytyra nuk kufizohet më nga tiparet e saj, ajo refuzon të jetë e përmbajtur (Emmanuel Levinas). Në këtë takim ballë për ballë, ka gjithmonë diçka shqetësuese.» Anjesa Dellova jeton dhe vepron në Lozanë, Zvicër.
Puna e Anita Mucollit gjithmonë ka zgjuar interesim për hapësirën. Hapësira, e cila nuk kuptohet vetëm si hapësirë fizike, por edhe si një dimension antropologjik që lidh konceptet tona kulturore të kohës me hapësirat që na pëlqejnë, hapësirat që imagjinojmë dhe ato hapësira në të cilat banojmë përmes shumë fantazive që prodhojmë përmes letërsisë, kinemasë, vizatimeve komike, medias sociale, etj. Hapësira ka shumë funksione dhe një prej tyre shumë e rëndësishme është jo vetëm të jemi brenda, por edhe ta ushtrojmë kolektivisht të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë. Kjo është arsyeja pse ideja e grekëve të lashtë për kujtesë kolektive bazohej në prodhimin aktiv të hapësirave ku ritualet dhe simbolet narrative mund të shfaqeshin para komunitetit. Madje, mund të themi se çdo hapësirë ka, pra, një potencial kinematografik dhe tregimtar. Dimensioni i tregimit i referohet mënyrës sesi hapësirat na bëjnë të flasim, na bëjnë të mbledhim kujtime dhe t'i ndajmë ato me të tjerët. Kjo është ndoshta arsyeja pse veprat e mëparshme të Anita Mucollit ishin kopje të dhomës – hapësira identike me hapësirat që ne njohim. Duke vepruar kështu, ajo thekson interesimin e saj për kujtesën, për të gjitha veprimet e thjeshta që zmadhojnë një hapësirë, por edhe për skulpturën dhe fuqinë për të vazhduar për të krijuar diçka ndryshe nga elemente që duken të ngjashme me ato që ne hasim në jetën tonë të përditshme. Anita Mucolli punon dhe jeton në Bazel, Zvicër.
E rritur në një fshat francez, Kelly Tissot gjen gjithë melankolinë, mërzinë dhe ndriçimin e jo-hapësirave periferike. Në këto vepra ka një atmosferë ëndërrimtare, të cilat kapin një realitet në pritje, të pezulluar, në pritje të një ngjarjeje. Ka diçka të vrazhdë në këto fotografi të mëdha bardh e zi. Fotografitë dokumentojnë një botë të qetë, kërcënuese, potencialisht edhe armiqësore. Objektet janë si kafshë të egra të fjetura të cilat mund të zgjohen në çdo moment. Tissot gjurmon strukturat e fshehura dhe gjërat e animuara, shenjat e ngarkuara që shtrihen nën peizazhin material. Veprat e saj, si fantazma të heshtura apo vegime të heshtura, hedhin shkrepëtima drite - vezullime errësire - mbi dimensionin kontradiktor dhe të copëtuar të një kulture të ndarë, duke na lidhur me afekte të padukshme në mënyrë që të mund të përballemi me një botë të dëmtuar. Kelly Tissot punon dhe jeton në Bazel, Zvicër.
Kurse, jpp (Xheneta Imeri) punon me tekste dhe fjalë përmes instalimeve zanore, videove dhe publikimeve. Jeta e përditshme është burimi kryesor i punës së saj dhe ajo heq jo-ngjarjet që theksojnë atë. Të ankoruara gjithmonë në një perspektivë që vënë në pikëpyetje marrëdhëniet e dominimit, historitë e shkruara dhe të rrëfyera nga Imeri janë sa mënyra të teorizimit të së përditshmes dhe të të kuptuarit të intimes, aq janë edhe tejet politike. Projektet e saj të fundit vazhdojnë të pasqyrojnë një interes të thellë dhe të trajtojnë gjuhët e dashurisë. Xheneta Imeri jeton dhe punon në Gjenevë, Zvicër.