Udhërrëfime në ekspozita – Çka ofron Galeria Kombëtare për vizitorët e vegjël?
Udhërrëfime në ekspozita – Çka ofron Galeria Kombëtare për vizitorët e vegjël
Udhërrëfimet në ekspozita, përfshijnë turne interaktive në galeri. Ne jemi të përqëndruar në lidhjet ndërkurrikulare, në komunikimin vizual si dhe pjesëmarrjen e fëmijëve dhe adoleshentëve në interpretimin e veprave të artit. Edukatorja e galerisë inkurajon vizitorët e vegjël të zbulojnë tregimet në art përmes vëzhgimit, interpretimit personal dhe kontekstit kulturor. Turnetë janë të dizajnuara për çdo nivel të klasës, me përmbajtje dhe gjuhë të përshtatshme për moshën.
Galeria Kombëtare e Kosovës është në bashkëpunim të vazhdueshëm me institucione arsimore, qendra sociale për fëmijë dhe adoleshentë në mënyrë që, programi i edukimit të jetë sa më gjithë përfshirës Objektivi kryesor është që pjesëmarrësit, eksperiencën e tyre ta ndajnë me bashkë moshatarët si dhe rrethin ku ata jetojnë, në mënyrë që të ngritët vetëdija qytetare për të shijuar artin, ekspozitat dhe ngjarjet kulturore .