Muslim Mulliqi (1934 - 13 janar 1998) ishte piktor impresionist dhe ekspresionist i Kosovës. U lind në një familje artistësh në Gjakovë. Ndoqi Akademinë e Artit Figurativ në Beograd dhe pastaj studimet postdiplomike po aty. Vdiq më 1998.
Mulliqi ekspozoi në Kosovë, në hapësirat e Jugosllavisë, në Romë e Tiranë. Punoi profesor i pikturës në Fakultetin e Artit në Universitetin e Prishtinës. Ishte nismëtar i themelimit dhe zëvendës-kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës. Galeria e Arteve të Kosovës mban ekspozitë të përvjetshme me emrin e tij. Ai ishte dhe do të mbetët një nga figurat më të shquara të artit shqiptar.