Alban Muja

Alban Muja (i lindur më 1980 në Mitrovicë), është një artist bashkëkohor Kosovar. Jeton dhe punon ndërmjet Berlinit dhe Prishtinës. I ndikuar kryesisht nga proceset e transformimit shoqëror, politik dhe ekonomik të rajonit, ai heton historinë dhe temat socio-politike dhe i lidh ato me pozicionin e tij në Kosovë sot.


Ekspozitat e zgjedhura të tij përfshijnë: Muzeu Ludwig, Budapest; Muzeu Maxxi Romë; Bienalja e 3 -të e Artit Industrial, Istri, Kroaci; Galeria e Arteve Crawford, Cork; Qendra Eksperimentale MOMus për Artet, Selanik; Muzeu i artit Kumu, Talin; Muzeu i Artit Guangdong; Muzeu i Artit Bashkëkohor - Shkup; MeetFactory, Pragë; Forum Stadpark, Graz; ‘Trieste Contemporanea, Trieshtë; Galeria James, New York; Galeria e Arteve e Qytetit të Ljublanës; Muzeu i Artit Zhejiang, Hangzhou; Muzeu i Arteve të Bukura, Split; Muzeu i Artit Modern dhe Bashkëkohor, Rijekë; Galeria Kombëtare e Artit Zachęta, Varshavë; Bienali i 2-të i Artit Bashkëkohor në strehën Atomike në Konjic, BiH; Galeria Shkuc, Ljubljanë; Galeria Kombëtare e Kosovës; 60‘Berlinale’; Galeria Gagosian, Beverly Hills; Galeria Kombëtare Sllovake; Staatliche Kunsthalle, Baden-Baden; Bienalja e 28-të Grafike e Ljublanës; nGbK, Berlin; Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë; Bienalja e Cetinjës dhe të tjera.

                       

Muja më 2019 përfaqësoi Pavijonin e Republikës së Kosovës në Bienalen 58 të Venedikut me projektin e quajtur “FamilyAlbum”.