Gazmend Ejupi lindi më 1973 në Vushtrri. Ai përfundoi studimet në Britaninë e Madhe në Kingston University. Ai poashtu është profesor në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë, dhe dekan në drejtimin e Artit dhe Digital Media. Praktika e tij është fokusuar në identitetet e ngatërruara sociale dhe në kulturën e migrimit. Mediumi i tij kryesor është filmi; ai përdor kamerë dore, intervista të drejtpërdrejta dhe xhirime të paedituara për të arritur tregim të thjeshtë dhe bindës duke i theksuar vëzhgimet e tij të mprehta sociale. Më parë veprat e tij e kanë hetuar pamundësinë e ndarjes së artit nga jeta dhe faktin se duke e bërë këtë kontribuon në formësimin e vizionit tonë ndaj shoqërisë.