Luan Bajraktari, është artist nga Kosova, i cili jeton në Vjenë. Pasi studioi për Skulpturë në Prishtinë ai shkoi në Itali ku vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Perugia. Veprat e Luan Bajraktarit koncentrohen kryesisht në zhvillimin e laboratorit kreativ të përditshmërisë, me gjërat që i takojnë asaj. Praktika e tij artikulohet përmes veprimeve shoqërore në formë të qeramikës, skulpturës, vizatimeve dhe instalimeve ku koncepti është qendror.