Driton Selmani (1987) jeton dhe punon në Prishtinë dhe Doganaj. Ai studioi në Universitetin AAB në Prishtinë dhe studimet master në Artet e Bukura në Uni- versiteti e Arteve në Bournemouth, MB. Selmani i qaset idesë së realitetit të perceptuar duke i dekonstruktuar formacionet e temave shoqërore, politike dhe kulturore të cilat janë mishëruar përreth tij. Në moshë të re i është kërkuar ta ad- hurojë një shtet i cili nuk ekzistonte më, gjë që ka ndikuar në formimin e një baze skepticizmi ndaj çfarëdo realiteti të supozuar që i ofrohet. Më vonë, ai e përdori këtë si mjet përfitues për t’i rindërtuar besimet e tij në vepra vizuale të artit. Në vitin 1999, imazhet e vjetra janë zëvendësuar me imazhet e reja; ornamentet e hapësirës paraprake janë përtërirë në mënyrë që të shpalosen me kuptime të reja por gjithashtu me pasiguri të reja. Selmani e konfronton veten si spektator i kësaj “ngjarje në vazhdimësi”, por më parë e pozicionon veten si aktor, duke e luajtur performancën e tij të bazuar në historitë, besimet dhe dyshimet e tij personale.