Kjo ekspozitë e Trockel është pjesë e serisë së ekspozitave monografike nga programi i Instututit, e që përfshin edhe Sigmar Polke, Georg Baselitz dhe Gerhard Richter. Kjo jo vetëm që e ilustron pozitën e punës së artistes në artin bashkëkohor, por gjithash- tu edhe pozitën e kolegëve më të vjetër, të cilën në një mënyrë misterioze e formësojnë qëndrimin programatik të koncepteve të Rosemarie Trockel. Skena artistike, e cila ka qenë kryesisht e dominuar nga meshkujt, madje edhe në vitet e 80-ta, e shtyn Rosemarie Trockel në disidencë. Ajo me këmbëngulje formulon pozicione të kundërta në të cilat e konfronton artistin-gjeni mashkull me role dhe çështje femërore.
Rosemarie Trockel (lindur më 13 nëntor 1952, Schwerte, Gjermani Perëndimore) është një artiste gjermane. Ajo është profesoreshë në Kunstakademie Düsseldorf, në Düsseldorf në Nordrhein-Westfalen. Më 1983 ajo pati shfaqjet e saj të para në Monika Spruth Galerie, Këln dhe Galerie Philomene Magers, Bon. Në mesin e viteve 1980 Trockel filloi të bënte piktura në shkallë të gjerë të prodhuara në makinat industriale të thurjes. Këto rregullisht paraqisnin motive gjeografike ose logoja të tilla si Playboy Bunny ose një çekiç dhe drapër, dhe marka tregtare: "e bërë në Gjermaninë Perëndimore". Gjatë viteve 1980 Trockel gjithashtu punoi për revistën Eau de Cologne, e cila ishte përqëndruar në punën e grave artiste.