Genti Gjikola
Genti Gjikola është diplomuar në Universitetin e Tiranës në Gjeografi dhe Histori (1996), dhe ka një master në Kolegjin Universitar në Londër, Angli në Histori Arkitektonike (2010). Nga viti 2008, ai është Shef i Departamentit të Ekspozitave në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, ku ka instaluar, bashkë-kuruar dhe mbikëqyrur një numër të madh ekspozitash. Vetë veprat e tij artistike u përfshinë në Bienalen e 52-të të Venecias në 2007 si pjesë e Pavijonit Shqiptar.