Venera Kastrati / Imazhet e Munguara
Në memoaret e tij, historiani i madh i artit Federico Zeri flet për objektin e artit si kujtesë: diçka që nxit ballafaqimin me kohën në të cilën kemi jetuar, një qasje ndaj diçkaje që ka qenë por nuk ekziston më. Atëherë, vepra mund të shkojë përtej vetes dhe ta marrë vlerën e një shënimi, një reflektimi të shkurtër të jetës, një fragmenti të një ditari që rrëfen entuziazëm ose keqardhje, lumturi ose nostalgji.