Hysni Krasniqi
Hysni Krasniqi
Lindi më 1942 në Llukar – Prishtinë, Shkollën e Lartë Pedagogjike – seksioni i arteve figurative – e kreu në Prishtinë, në vitin l965.
Në vitin 1969, në Beograd e kreu Akademinë e Arteve Figurative (Sesioni i grafikës) në klasën e grafikut M.Rogiq dhe në klasën e piktorit M.Serbinoviq, ndërsa në vitin 1979 kryen edhe magjistraturën, përkatësisht mësimet pasuniversitare në klasën e grafikut të mirënjohur Boshko Karanoviq.
Pas mbarimit të SHLP, një vit punon në vendlindje si arsimtar i kulturës figurative, ndërsa pas mbarimit të Akademisë së Arteve në Beograd, gjatë viteve 1970-74, punon në Gjimnazin I.L.Ribar në Prishtinë.
Në vitin shkollor 1974/75, pranohet në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, në cilësinë e asistentit të grafikës. Pastaj pasojnë thirrjet: docent, inordinar dhe prof.ordinar, thirrje kjo e fundit të cilën e bartë edhe sot.
Krasniqi, është anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativ të Kosovës që nga viti 1965, ndërsa deri në vitin 1990 ishte edhe anëtar i Asociacionit Internacional të Artit Plastik.