Zeni Ballazhi
Zeni Ballazhi ka lindur në Kërçovë, Republika e Maqedonisë në vitin 1975. Studimet e Larta i ka kryer në Akademinë e Arteve Vizuale në Tiranë (Shqipëri), gjatë viteve 1993-1998, ndërsa studimet Master i ka kryer në Fakultetin e Arteve të Prishtinës (Kosovë) në periudhën 1998-2000. Pas studimeve ka kryer kurs specializimi në Artet Vizuale në “Oslo National College of the Arts”, “ONCA” në Norvegji (2000). Ballazhi ka çelur disa ekspozita personale (Kërçovë në vitin 1996; Prishtinë në 2000 e 2001) dhe disa kolektive në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Gjeorgji, Francë, Japoni, Norvegji, Teksas, Slloveni dhe Greqi. Është kurator i disa ekspozitave të organizuara në Kosovë dhe Rajon (2003 – 2010), gjithashtu ka punuar si drejtor artistik (skenograf) në disa filma e shfaqje (Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Norvegji). Aktualisht punon prej vitit 2001 si dizajner dhe kurator në Galerinë e Arteve të Kosovës.
Logoja e Zeni Ballazhit "100 Vjet Shtet Shqiptar" u shpall nga qevria shqiptare për përkujtimin jubliar të pavarsisë së Shqipërisë