Bisedë e hapur me kuratorin Joao Ribas
Galeria Kombetare e Kosoves prezanton kuratorin e edicionit e 16-të të Bienalit të fotografisë "Gjon Milit".
João Ribas
João Ribas është shkrimtar dhe kurator bazuar në Porto. Ai më parë ishte drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore Serralves, Porto, ku gjithashtu mbajti postin e zëvendësdrejtorit dhe kuratorit të lartë (2014-2018). Ai më parë ishte kurator i MIT List Visual Arts Center (2009-13) dhe i Qendrës së Vizatimeve, New York (2007-09). Ribas fitoi katër çmime të njëpasnjëshme AICA për ekspozitën më të mirë (2008-2011) dhe Emmy Hall Awards Tremaine Exhibition (2010). Shkrimet i tija janë botuar në publikime të shumta, si Artforum, Afterall, Artnews, Art in America, Frieze, Mousse, The Exhibitionist, Spike dhe The Guardian dhe vëllimi i tij i redaktuar In the Holocen, mbi artin dhe shkencën, Sternberg Press (2014). Ribas ka dhënë mësim në Universitetin Yale, Shkollën e Dizajnit në Rhode Island dhe Shkollën e Arteve Pamore në Nju Jork, dhe aktualisht është pedagog në Universitetin Katolik të Portugalisë dhe Universitetin Lusófona, Porto. Ai ishte kurator i Bienales IV të Uralit (2007) dhe i pavijonit portugez në Bienalen e 58-të të Venecias (2019).