Burnneshat / Arti si protestë kundër shtypjes
26 janar 2019
Nga: 12:00 - 14:00
1. Tema e diskutimit nga paneli “Arti si protestë kundër shtypjes”
Panelistët:
Fjala hyrëse: Arta Agani - Drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Arteve të Kosovës
Vërejtje: Nicola Heald, Milan Lucic - British Council
Paneliste: Alketa Xhafa - Artiste, Dita Dobranja - Eksperte statistikash, Jeta Xharra –
Gazetare
Moderatore: Zana Hoxha Krasniqi – Artiste
Vendi: Galeria Kombëtare e Kosovës
Në diskutimin e parë nga paneli që do të mbahet gjatë ekspozitës Përceptimet: Burrneshat, mysafirët do të kenë mundësi të dëgjojnë Nicola Heald, kuratore e koleksioneve nga British Council në Londër, dhe Milan Luciç, kreu i arteve për Ballkanin Perëndimor. Arta Agani, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës si dhe kuratore e ekspozitës, do të prezantojë konceptin që qëndron prapa ekspozitës. Dita Dobranja, bashkëpunëtore profesionale e
projektit, do të ndajë me audiencën rezultatet e anketës që ajo realizoi me gratë artiste në Kosovë.
Pjesa e dytë e panelit ka të bëjë me një temë të veçantë: Arti si protestë kundër shtypjes, ku njëra nga panelistet do të jetë Alketa Xhafa - Mripa, e njohur për instalacionet e saj që ngrisin pyetje rreth grave të përdhunuara, të drejtave të imigrantëve, si dhe grupeve të tjera të margjinalizuara. Ne gjithashtu do të dëgjojmë Jeta Xharrën, gazetare e respektuar që njihet për gazetarinë e saj hulumtuese që nëpërmjet punës së saj lufton për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes.
Më shumë informata lidhur me ekspozitën: kosovo.britishcouncil.org/programmes/arts/perceptions