Burrneshat / Arti Feminist në Kosovë - tabutë dhe sfidat
2 shkurt
Nga: 12:00 - 14:30
Arti Feminist në Kosovë - tabutë dhe sfidat
Arbana Hajredinaj, Ardianë Pajaziti, Lorik Sylejmani
Prezantim i analizave stastistikore për artistet gra në Kosovë / Presentation of statistical analysis for womem artist in Kosovo - Dita Dobranja
Debati i dytë me radhë, në lidhje me ekspozitën Burrneshat dhe çështjet sociale që ajo prek, është artit feminist në Kosovë - tabut dhe sfidat. Si debatet e tjera, do të jetë moderuar nga Zana Hoxha Krasniqi, e cila do të ndajë përvojën e saj me Artpolisin, e njohur për organizimin e disa edicioneve të festivalit FEMART.
Arbana Hajredinaj, një nga artistët pjesëmarrës në ekspozitë do të ndajë përvojën e saj si një artiste grua dhe përpjekjet që ajo kishte gjatë karrierës së saj që vazhdon në dy paralele - ajo punon si artiste dhe autore e emisionit "ARS".
Lorik Sylejmani, dizajner, profesor i dizajn dhe artist, do të diskutojë gjithashtu çështjen e feminizmit në art, duke përfaqësuar hallën e tij Alije Vokshi, por edhe ndarjen e pikëpamjes së një njeriu për këto çështje.
Ardianë Pajaziti, kreu i portalit të vetëm që merret ekskluzivisht me kulturën në Kosovë, Kultplus, gjitashtu do të paraqet pikëpamjet e saj mbi temën, si dhe përvojën e saj si një udhëheqëse grua në industrinë e kulturës.
Më shumë informata lidhur me ekspozitën: kosovo.britishcouncil.org/programmes/arts/perceptions